VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave” për të shpëtuar nga korrupsioni politik
VLEN në një kumtesë për media thotë se sponsori kryesor i ligjit për “branitellat” është BDI, duke shtuar se ata nuk do të qëndrojnë duarkryq. Nga VLEN thonë se koha e lojërave politike ka përfunduar. “Mjaft më me manipulime dhe provokime! Sponsorizuesi kryesor i ligjit të mbrojtësve është BDI, ndërsa moralisti i rremë Blerim Bexheti, […]
VLEN në një kumtesë për media thotë se sponsori kryesor i ligjit për “branitellat” është BDI, duke shtuar se ata nuk do të qëndrojnë duarkryq. Nga VLEN thonë se koha e lojërave politike ka përfunduar.
“Mjaft më me manipulime dhe provokime! Sponsorizuesi kryesor i ligjit të mbrojtësve është BDI, ndërsa moralisti i rremë Blerim Bexheti, i cili së bashku me Danella Arsovska dhe LEVICËN sollën Andon Lazov Janev Qoseto në Shkup, duhet ta pyesin Talat Xhaferin, i cili me rregulloren e re mundësoi që të provokohen situata të tilla”.
“Gjithashtu, le ta pyesë edhe Artan Grubin, si u bë që me 30 mijë euro i dëmshpërbleu katër branitella! Ligji hyri në procedurë sepse sipas rregullores së re, nuk ka mundësi që të mos vihet në rend të ditës një ligj i propozuar nga një deputet, Qeveria ose kushdo që ka të drejtë të propozojë ligj”.
“LSDM opozitare tregoi edhe një herë se nuk e ka për qëllim të ndërtojë një të ardhme të përbashkët për qytetarët, por të hapë plagët e së kaluarës për përfitime të ulëta politike, ndërsa BDI vazhdon të luajë lojën e saj të vjetër-të re, e cila është e orientuar për të tërhequr vëmendjen nga krimet e saj, përmes akuzave dhe krijimin e tensioneve të rreme”.
“Si shenjë proteste ndaj kësaj strategjie të ulët dhe të papërgjegjshme, deputetët tanë nga Koalicioni VLEN e braktisën seancën. Mesazhi ynë është i qartë: nuk do të lejojmë që Kuvendi të kthehet në një arenë manipulimesh dhe përçarjesh. Ligjet që kanë për qëllim të ndajnë popullin shqiptar dhe të mbajnë në jetë një sistem të korruptuar, nuk kanë vend në agjendën tonë!”, thonë nga VLEN.