VLEN: Drin Ahmeti në hollet e Prokurorisë, përfundoi epoka e ndikimit në gjykata
Kur përmendet BDI nuk mund të mendojmë tjetër pos për keqpërdorime dhe korrupsion. Koalicioni VLEN nëpërmjet një komunikate thotë se kompania “Everest JD”, pronë e nipit të Ali Ahmetit nuk ka paguar tarifën e koncesionit për shfrytëzimin e burimeve minerale në lokacionin “Bukoviq”, duke shkelur kështu ligjet dhe rregulloret. Vlen nëpërmjet një komunikate pretendon se […]
Kur përmendet BDI nuk mund të mendojmë tjetër pos për keqpërdorime dhe korrupsion. Koalicioni VLEN nëpërmjet një komunikate thotë se kompania “Everest JD”, pronë e nipit të Ali Ahmetit nuk ka paguar tarifën e koncesionit për shfrytëzimin e burimeve minerale në lokacionin “Bukoviq”, duke shkelur kështu ligjet dhe rregulloret. Vlen nëpërmjet një komunikate pretendon se pas zbulimit të këtij akti, Drin Ahmeti është ftuar nga Prokuroria për të dhënë shpjegime dhe është duke u hetuar për këtë rast. Koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të sigurojnë një proces të sigurt dhe transparent të hetimeve, për të shmangur çdo formë të ndikimit politik në mënyrë që vendimi përfundimtar të jetë i bazuar plotësisht në ligjet e vendit tonë, thuhet në komunikatën e VLEN-it. /Alsat.mk