VLEN forcon bazën: Adnan Azizi në krye të organizimit politik si sekretar organizativ?!

Sipas burimeve të sigurta nga Flaka, brenda koalicionit VLEN është formësuar një strukturë e re drejtuese, ku emrat kryesorë janë tashmë të përcaktuar. Në krye të subjektit do të qëndrojnë The post VLEN forcon bazën: Adnan Azizi në krye të organizimit politik si sekretar organizativ?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 7, 2026 - 20:00
VLEN forcon bazën: Adnan Azizi në krye të organizimit politik si sekretar organizativ?!

Sipas burimeve të sigurta nga Flaka, brenda koalicionit VLEN është formësuar një strukturë e re drejtuese, ku emrat kryesorë janë tashmë të përcaktuar.

Në krye të subjektit do të qëndrojnë dy bashkëkryetarë: Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ndërsa pozita e nënkryetares i është besuar Mimoza Musa, dhe Bekim Qokut, po ashtu nënkryetar. Në nivelin ekzekutiv, Bekim Sali mban postin e sekretarit të përgjithshëm.

Por, sipas të njëjtave burime, një nga pozitat më strategjike brenda strukturës është ajo e sekretarit organizativ, që pritet ta zë Adnan Azizi, i cili në zgjedhjet lokale ishte shef shtabi i VLEN-it dhe pati sukses të jashtëzakonshëm, duke e mundësuar etablimin e VLEN-it gati në të gjitha komunat me shumicë shqiptare.

Ky rol konsiderohet thelbësor për funksionimin e brendshëm të subjektit, pasi përfshin koordinimin e degëve, mobilizimin e strukturave në terren dhe menaxhimin e proceseve organizative. Emërimi eventual i Azizit në këtë post shihet si sinjal për forcimin e organizimit të brendshëm dhe rritjen e efikasitetit politik të VLEN-it si parti e unifikuar politike në periudhën në vijim. Gazeta Flaka

The post VLEN forcon bazën: Adnan Azizi në krye të organizimit politik si sekretar organizativ?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .