Mexhiti: Çairi me bulevardin e ri modern bëhet qendra e zhvillimit të Shkupit
Në vazhdën e angazhimeve për një Çair modern dhe funksional, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot një nga projektet më The post Mexhiti: Çairi me bulevardin e ri modern bëhet qendra e zhvillimit të Shkupit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në vazhdën e angazhimeve për një Çair modern dhe funksional, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot një nga projektet më madhore të mandatit të tij.
Ai bëri të ditur se pas përfundimit të bulevardit “Cvetan Dimov”, në vitin e parë të mandatit të tij, do të nisë transformimi i rrugës “Mid’hat Frashëri” (ish “Brigada Maqedono-Kosovare”) në një bulevard modern, me gjatësi prej 1.850 metrash dhe profil prej 25 metrash, në partneritet me qytetin e Shkupit.
“Ky investim do të sjellë katër korsi moderne për qarkullim më të shpejtë e më të sigurt, shtigje për biçikleta dhe këmbësorë, si dhe hapësira të gjelbra që do të rrisin cilësinë e jetesës dhe estetikën urbane,” deklaroi Mexhiti.
Sipas tij, ky bulevard do të shërbejë si një arterie kryesore që lidh Çairin me rrugën “Xhon Kenedi”, duke u mundësuar studentëve qasje më të lehtë drejt universiteteve, si dhe duke forcuar lidhjen mes Qendrës së Shkupit, Çairit dhe Shuto Orizarës.
Në fazën pasuese, projekti do të shtrihet edhe në shndërrimin e plotë të rrugës “Xhon Kenedi” në bulevard modern, duke krijuar një qark të ri urban bashkëkohor që e vendos Çairin në epiqendër të zhvillimit infrastrukturor të kryeqytetit.
“Ky projekt nuk është vetëm asfalt dhe beton. Është vizioni ynë për një Çair më të zhvilluar, më të sigurt dhe më afër standardeve evropiane. Është dëshmi se kur Çairi udhëhiqet me përkushtim dhe vizion, çdo premtim kthehet në realitet,” u shpreh kandidati i VLEN-it për kryetar të Çairit.
Koalicioni VLEN dhe Mexhiti theksuan se mbeten të vendosur të sjellin projekte konkrete që ndryshojnë jetën e qytetarëve, duke e pozicionuar Çairin si shembull të zhvillimit dhe të përparimit urban.
The post Mexhiti: Çairi me bulevardin e ri modern bëhet qendra e zhvillimit të Shkupit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .