VLEN: Një hap i madh drejt pavarësisë dhe sigurisë energjetike

Maqedonia e Veriut është bërë zyrtarisht pjesë e korridorit vertikal të gazit, nismë që lidh sistemet energjetike të vendeve të Evropës Juglindore dhe Qendrore. VLEN përmes një komunikate njofton se “Memorandumin në Selanik e nënshkroi drej...

shtator 5, 2026 - 12:00
VLEN: Një hap i madh drejt pavarësisë dhe sigurisë energjetike

Maqedonia e Veriut është bërë zyrtarisht pjesë e korridorit vertikal të gazit, nismë që lidh sistemet energjetike të vendeve të Evropës Juglindore dhe Qendrore.

VLEN përmes një komunikate njofton se “Memorandumin në Selanik e nënshkroi drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama. Anëtarësimi në këtë korridor i hap vendit mundësi të reja për furnizim me gaz, zvogëlimin e varësisë nga një rrugë e vetme furnizimi dhe forcimin e pozitës së tij në rrjetin energjetik rajonal.”

“Kriza energjetike e viteve të fundit tregoi sa e kushtueshme mund të jetë një varësi e tillë. Prandaj, hapja e rrugëve të reja për furnizim është e rëndësishme si për ekonominë, ashtu edhe për sigurinë energjetike të vendit. VLEN-i vlerëson punën e Nedim Ramës dhe ekipit të NOMAGAS-it. Marrëveshje të këtij niveli nuk arrihen brenda natës. Pas tyre qëndrojnë muaj pune, bisedime dhe koordinim me partnerët e rajonit”, thuhet në komunikatë.(INA)


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.