VLEN: Për një muaj u shpartallua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion!
Brenda një muaji, u shkatërrua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion. Rastet e mëposhtme, të gjitha të demaskuara vetëm gjatë muajit të fundit, flasin vetë: 6. Dogjën The post VLEN: Për një muaj u shpartallua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Brenda një muaji, u shkatërrua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion. Rastet e mëposhtme, të gjitha të demaskuara vetëm gjatë muajit të fundit, flasin vetë:
- Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Artan Grubin non grata, duke e cilësuar person të padëshirueshëm.
- Ministria e Brendshme bastisi shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, të akuzuar për keqpërdorimin e miliona eurove, që janë para të qytetarëve.
- Era e korrupsionit rrënoi tendat e tyre të rreme, gjuha shqipe nuk u prek.
- Arratisjen e shohin si rrugë shpëtimi.Pasi dëbuan qytetarët, tani po përgatiten për të paketuar valixhet dhe për t’u larguar nga vendi. Të parët ishin Grubi dhe Bajrami, ndërsa të tjerët kanë një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë vendit.
- Ramiz Merkos iu mor pasaporta.
6. Dogjën vetura dhe lokale, por harruan se as tymi i atij zjarri nuk i mbulon krimet e tyre. Tashmë ka filluar djegia e partisë nga rrënjët.
- Viktimizim i të rinjve shqiptarë, duke i përfshirë në djegie flamujsh.
- Korrupsion i hetuar në Shtëpinë e Kulturës, me miliona euro të shpërdoruara nga buxheti i shtetit.
- Korrupsion masiv në Lotarinë Shtetërore.
10. Më e rënda, demaskim i pastër se kishin kryer shërbim të pistë për kriminelin, Sasho Mijallkov.
- Tentim serioz për rikthimin e Nikolla Gruevskit, përmes një plani konkret dhe të organizuar.
Çdo minutë që këta shërbëtorë të ndyrë kanë qëndruar në pushtet ka shkaktuar dëme të pariparueshme për shqiptarët dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ata, me tërë qenien e tyre, kanë qenë të vendosur në shërbim të Mijallkovit dhe Gruevskit.
Mbi qindra akte diskriminuese dhe poshtëruese ndaj shqiptarëve janë realizuar nga një grup njerëzish që operojnë nën logon e një partie tashmë të shpallur non grata: BDI. Koalicioni VLEN është shpresa e shqiptarëve, përundon kumtesa.
The post VLEN: Për një muaj u shpartallua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .