BDI: Zbulojmë skandalin e radhës të kryetarit të VLEN në lidhje me gjuhën shqipe!
Pasi dënuam aktin e Kryetarit të vlen-it, Afrim Gashi, i cili tronditi delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë duke refuzuar të flasë në gjuhën shqipe, zbulojmë sot një tjetër incident që The post BDI: Zbulojmë skandalin e radhës të kryetarit të VLEN në lidhje me gjuhën shqipe! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pasi dënuam aktin e Kryetarit të vlen-it, Afrim Gashi, i cili tronditi delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë duke refuzuar të flasë në gjuhën shqipe, zbulojmë sot një tjetër incident që konfirmon qasjen e tij të qëllimshme për të shpërfillur gjuhën shqipe!
Një ambasador i huaj në Shkup, në përpjekje për të respektuar origjinën shqiptare të Kryetarit të Kuvendit, kishte mësuar shqipen me ditë të tëra dhe i foli Gashit në gjuhën amtare shqipe, për të impresionuar atë.
Përgjigjja e Afrim Gashit?
Një refuzim i hapur, duke iu përgjigjur vetëm në maqedonisht!
Ky qëndrim nuk është rastësi, por dëshmi e një mentaliteti vetëmohimi dhe përçmimi ndaj gjuhës shqipe.
Kryetari i s’vlenit, Afrim Gashi, jo vetëm që nuk përfaqëson denjësisht shqiptarët, por me veprimet e tij dëmton rëndësinë e shqipes si simbol i identitetit dhe unitetit tonë kombëtar.
Në vend që të jetë një shembull krenarie dhe të promovojë diversitetin kulturor, Kryetari i s’vlen-it zgjodhi të shpërfillë përpjekjet për të respektuar gjuhën dhe identitetin tonë!
Ky veprim është një turp i madh dhe një poshtërim për të gjithë shqiptarët!
Shkurt e shqip: Afrim Gashi ka humbur besimin dhe legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët!
Shqiptarët meritojnë përfaqësues që mbrojnë dhe nderojnë identitetin tonë kombëtar, jo të tillë që e injorojnë dhe përçmojnë atë!
E dijmë që kritika jonë ndoshta e forcon pozicionin e kryetarit të vlenit-it brenda VMRO-së si “shqiptar i ndershëm” sipas kritereve të tyre.
Por përgjegjësinë dhe përgjigjen për këtë përçmim, vetmohim ndaj vetes dhe popullit të vet, do ta merr nga vetë shqiptarët, të cilët nuk do të harrojnë asnjë akt që cenon gjuhën, identitetin dhe dinjitetin tonë.
Reflektimi dhe dorëheqja e tij janë aktet e vetme të ndershme që mund ta shpëtojnë sadopak dinjitetin e tij, thonë nga BDI.
The post BDI: Zbulojmë skandalin e radhës të kryetarit të VLEN në lidhje me gjuhën shqipe! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .