VLEN: Të arriturat tona për vetëm shtatë muaj janë të shumta, kështu ndodhë kur qeverisë me dinjitet
Jemi dëshmitarë të një periudhe të re dhe të rëndësishme në qeverisje, ku për vetëm shtatë muaj kemi arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kjo The post VLEN: Të arriturat tona për vetëm shtatë muaj janë të shumta, kështu ndodhë kur qeverisë me dinjitet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Jemi dëshmitarë të një periudhe të re dhe të rëndësishme në qeverisje, ku për vetëm shtatë muaj kemi arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kjo qeveri ka dhënë rezultate të prekshme dhe konkrete që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kumtesa nga VLEN
Për herë të parë pas 20 vitesh, kujdestaret në çerdhe do të mund të japin provimin dhe të marrin licencat e nevojshme në gjuhën shqipe. Një tjetër arritje e rëndësishme është heqja e balancuesit, i cili keqpërdorej dhe u mundësonte maqedonasve të paraqiteshin si shqiptarë, duke zënë vendet e punës që u takonin shqiptarëve.
Me kalimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, do të eliminojmë këto keqpërdorime dhe do të sigurojmë një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë për shqiptarët në të gjithë institucionet.
Përmes kredisë hungareze, kemi mundësuar financimin e projekteve zhvillimore në komunat shqiptare, duke investuar në infrastrukturën që përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
Pas 20 vitesh qeverisje të BDI-së, shqiptarët kanë qenë të përjashtuar nga shumë institucione dhe shpesh herë marrëveshjet që BDI ka bërë kanë lënë këto institucione të paprekshme nga shqiptarët. Ne po e ndryshojmë këtë situatë. Po krijojmë Akademinë Shqiptare, ku shkencëtarët dhe intelektualët shqiptarë do të kenë mundësinë të zhvillojnë hulumtime dhe kërkime shkencore në dobi të kombit.
Qeveria jonë i kushton rëndësi të madhe përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe shkencës. Për këtë qëllim, kemi miratuar një vendim për ndarjen e 34.5 milionë eurove për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, kemi rritur buxhetin për Universitetin e Tetovës dhe po ndërtojmë Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë. Ky angazhim dëshmon se veprimet tona janë konkrete dhe se ne punojmë për qytetarët, ndërsa BDI ka lënë pas vetes vetëm fjalë boshe.
Ne e ftojmë popullin shqiptar të vlerësojë punën dhe angazhimin e qeverisë VLEN dhe të kujtojë historinë e një tjetër periudhe, atë të BDI-së. Deshqiptarizmi nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë. Ajo që është e vërtetë dhe ajo që është prioriteti ynë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ka kaluar koha kur gratë shqiptare sulmoheshin në sheshe dhe autobusë, apo kur ato arrestoheshin në kundërshtim me konventat ndërkombëtare nga policë burra. Ka kaluar koha kur qytetarët detyroheshin të organizonin protesta çdo javë për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të mbrojtur pragun e shtëpisë nga bastisjet dhe rastet e montuara.
Tani është koha për veprime të fuqishme dhe përfaqësim dinjitoz. Po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. VLEN për shqiptarët, shqiptarët për VLEN-in, thonë nga koalicioni.
The post VLEN: Të arriturat tona për vetëm shtatë muaj janë të shumta, kështu ndodhë kur qeverisë me dinjitet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .