Parregullsi të shumta në kuzhinat e spitaleve në Maqedoni! AUV: Janë asgjësuar 110 kg ushqime të pasigurta

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se janë asgjësuar 110 kilogramë ushqime të pasigurta pas inspektimit të bërë në kuzhinat e objekteve spitalore në vend, përcjell TV21. Nga AUV thonë se javën e kaluar janë realizuar 43 inspektime të jashtëzakonshme . “Nga kontrollet u konstatua se 5 kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për […]

shkurt 2, 2025 - 17:00
 0  2
Parregullsi të shumta në kuzhinat e spitaleve në Maqedoni! AUV: Janë asgjësuar 110 kg ushqime të pasigurta

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se janë asgjësuar 110 kilogramë ushqime të pasigurta pas inspektimit të bërë në kuzhinat e objekteve spitalore në vend, përcjell TV21. Nga AUV thonë se javën e kaluar janë realizuar 43 inspektime të jashtëzakonshme .

“Nga kontrollet u konstatua se 5 kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimorë në AUV, 4 nuk plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, pra u konstatua dëmtime në ambientet ku përgatitet ushqimi. 8 nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat për Higjienë të Mirë dhe Praktikë të Mirë Prodhimi si kërkesa të ushqimit të sigurt. Për mospërputhjet e konstatuara – mungesa e higjienës, yndyra e grumbulluar në kuzhinë, mos mbajtja e evidencës, mirëmbajtja jo adekuate e pajisjeve, sipërfaqet e dëmtuara të mureve dhe dyshemeve, mungesa e planit të analizës së ushqimit, kursi i paplotë i higjienës ushqimore nga punonjësit, d.m.th. mungesa e certifikatave për këtë detyrim ligjor janë evidentuar operatorë ushqimorë të paregjistruar dhe të tjerë, janë dhënë 15 vendime me urdhër për eliminimin e mospërputhjeve të konstatuara dhe janë shqiptuar 5 gjoba”, thuhet mes tjerash në njoftimin e AUV-së./tv21.tv