RMV: Eleni, Dimitrij, Marko, David dhe Timotej krijuan robot që mund të përçojë ujë dhe energji
Studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme Dimitrij Mitkovski, Eleni Trpkovska, David Manevski, Timotej Nikolovski dhe Marko Jankuloski krijuan një robot të quajtur T.E.A. (akronim për “The Explosive Ajvar”), i cili mund të transportojë ujë dhe energji. Me këtë punë të tyre, të rinjtë, duke konkurruar me ekipe nga 190 vende, do të garojnë në […]


Studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme Dimitrij Mitkovski, Eleni Trpkovska, David Manevski, Timotej Nikolovski dhe Marko Jankuloski krijuan një robot të quajtur T.E.A. (akronim për “The Explosive Ajvar”), i cili mund të transportojë ujë dhe energji. Me këtë punë të tyre, të rinjtë, duke konkurruar me ekipe nga 190 vende, do të garojnë në robotikë në një garë ndërkombëtare të njohur në Panama, e cila bashkon ekipe nga e gjithë bota për të garuar në zgjidhjen e sfidave globale inxhinierike dhe teknologjike, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Ekipi i Robotikës Maqedonase përbëhet nga një grup inovatorësh të rinj, inxhinierësh dhe entuziastësh të robotikës, të cilët ndajnë një pasion të përbashkët për teknologjinë, inovacionin dhe zgjidhjen e sfidave globale përmes robotikës dhe STEM-it.
Mentorët e të rinjve janë inxhinierët Jakov Spirovski dhe Alen Kuljevan.
Gara e “First global challenge” mbahet çdo vit në qytete të ndryshme në të gjithë botën. Gara u organizua nga Uashingtoni, Dubai dhe Gjeneva. Çdo vit konkursi ka temë të ndryshme që lidhet me problemet globale dhe temat mjedisore, siç janë energjia e rinovueshme, ndryshimet klimatike ose uji i pijshëm. Ekipet marrin një set identik pjesësh për të ndërtuar një robot dhe duhet të gjejnë një mënyrë inovative për të përfunduar detyrat në konkurs.
Siç thonë përfaqësuesit e ekipit nga Maqedonia, qëllimi është të frymëzohen inxhinierët e rinj nga Maqedonia që të merren me robotikë dhe teknologji.
Ekipi i RMV-së i robotikës fitoi vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në Gjenevë në vitin 2022, dhe atë vit tema ishte “Bota neutrale ndaj karbonit”. Ekipi mori pjesë gjithashtu në Singapor në vitin 2023, ndërsa roboti “T.E.A.” u prezantua në Athinë vitin e kaluar.
Meta.mk foli me pjesëmarrës nga ekipi i Maqedonisë i robotikës, ndërsa më poshtë shikoni videon në të cilën pjesëmarrësit flasin për udhëtimet, vizionet dhe qëllimet e tyre.