Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës së saj, ajo pritet të takohet me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se takimi mes Presidentes Osmani dhe Presidentes von der Leyen do të zhvillohet

tetor 15, 2025 - 09:00
 0
Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin
Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës së saj, ajo pritet të takohet me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se takimi mes Presidentes Osmani dhe Presidentes von der Leyen do të zhvillohet në orën 13:00.

Vizitën treditore në rajon ajo e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, megjithëse ajo kishte vizituar gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.