Orav takon gjyqtarin që e kritikoi VV-ja, thekson mbështetjen e BE-së për PZAP-në

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u takua të enjten me gjyqtarin Zenel Leku, kryetar i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të Zgjedhjeve (PZAP). Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ata biseduan për punën e PZAP-it dhe mbështetjen e BE-së ndaj këtij institucioni vendor. “Ai ritheksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për

shtator 18, 2025 - 20:00
 0
Orav takon gjyqtarin që e kritikoi VV-ja, thekson mbështetjen e BE-së për PZAP-në
Orav takon gjyqtarin që e kritikoi VV-ja, thekson mbështetjen e BE-së për PZAP-në

Orav takon gjyqtarin që e kritikoi VV-ja, thekson mbështetjen e BE-së për PZAP-në

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u takua të enjten me gjyqtarin Zenel Leku, kryetar i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të Zgjedhjeve (PZAP).

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ata biseduan për punën e PZAP-it dhe mbështetjen e BE-së ndaj këtij institucioni vendor.

“Ai ritheksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e vazhdueshme dhe transparente të Panelit në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve, pavarësisht presioneve politike”.

“Ambasadori theksoi se kjo është jetike për demokracinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjyqtari Zenel Leku ditë më parë ka qenë cak i sulmeve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ka qenë anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ai i cili në një mbledhjen e KQZ-së, duke folur lidhur me çështjen e certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale, ka sulmuar Lekun.

Krasniqi gjatë mbledhjes kishte deklaruar se gjyqtari Leku e ka emrin pothuajse si të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.

“Unë kam dërguar e-mail zyrtar te ai personi që e ka emrin gati si Zlatan Eleku, qashtu dul edhe me mënyrën se si ka dirigju me këtë proces. Zenel Leku, a kush është ky kryesuesi”, tha ai.