Vota e diasporës, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e bashkive. Qëllimi i këtij takimi ka qenë raportimi i drejtuesve politikë socialistë për çdo qark që ata drejtojnë për votën e diasporës. Sipas informacioneve, ky takim është zhvilluar online. Ky takim vjen një ditë para mbajtjes së konferencës së tretë ndërqeveritare […]

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e bashkive. Qëllimi i këtij takimi ka qenë raportimi i drejtuesve politikë socialistë për çdo qark që ata drejtojnë për votën e diasporës. Sipas informacioneve, ky takim është zhvilluar online.
Ky takim vjen një ditë para mbajtjes së konferencës së tretë ndërqeveritare me BE-në, ku Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar.
Nesër në Bruksel, Shqipëria hap kapitullin 30 për “Marrëdhëniet e jashtme” dhe kapitullin 31 për “Politikën e Jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”.