Voziste i dehur, arrestohet shoferi
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se mbrëmë rreth orës 01:30, në bulevardin “Marshal Tito” në Tetovë, policia e trafikut ka arrestuar personin J.S. (47) nga ky qytet. Më herët, ai kishte marrë pjesë në një aksident trafiku me veturën e tij “Ford” me targa të Tetovës, në përplasje me një “Audi” me […]
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se mbrëmë rreth orës 01:30, në bulevardin “Marshal Tito” në Tetovë, policia e trafikut ka arrestuar personin J.S. (47) nga ky qytet.
Më herët, ai kishte marrë pjesë në një aksident trafiku me veturën e tij “Ford” me targa të Tetovës, në përplasje me një “Audi” me targa kroate, ku është shkaktuar vetëm dëm material.
“Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me aksidentin, oficerët e policisë kanë konstatuar se J.S. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 3.94 promilë alkool në gjak,” thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Personi është ndaluar në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.