Biznesit në Maqedoni i mungojnë 40.000 punëtorë!
Rreth 40.000 punëtorë aktualisht i mungojnë biznesit që është në krizë për shkak të varësisë nga ekonomia gjermane, por edhe për shkak të krizës në Evropë. Këtë në emisionin Biznis 21 e theksuan Darko Velkov nga Vrabotuvanje.com dhe Darko Petrovski, kryetar i Shoqatës Maqedonase për Burime Njerëzore, duke komentuar gjendjen e tregut të punës në […]
Rreth 40.000 punëtorë aktualisht i mungojnë biznesit që është në krizë për shkak të varësisë nga ekonomia gjermane, por edhe për shkak të krizës në Evropë. Këtë në emisionin Biznis 21 e theksuan Darko Velkov nga Vrabotuvanje.com dhe Darko Petrovski, kryetar i Shoqatës Maqedonase për Burime Njerëzore, duke komentuar gjendjen e tregut të punës në vend.
“Unë mendoj se mungojnë 40.000 njerëz për momentin. 40.000 njerëz me kompetenca konkrete për proceset që i bëjnë firmat dhe fabrikat”, tha Darko Velkov, vrabotuvanje.com.
“Punëdhënësit ishin në një gjendje shumë të favorshme dhe shumë komode. Do të thotë, sa herë që kishin nevojë për punëtor, mjaftonte – unë do të them – t’i bënin sinjal me një sy dhe menjëherë 50 ose 100 njerëz për një pozitë të paraqiteshin para tyre”, theksoi Darko Petrovski, Kryetar i SHMBNJ.
Të dy janë të mendimit se po ndodh një ndërrim gjeneratash. Të rinjtë nuk janë besnikë si gjeneratat më të moshuara, ata nuk presin 5 vjet për pagë më të lartë dhe avancim në karrierë. Thonë se duhet të ndryshohet mentaliteti tek të gjithë. Ndërsa përgjegjësia që jemi të parafundit në rajon për nga produktiviteti, sipas tyre, është tek menaxherët.
“Njerëzit duhet të jenë të gatshëm të përshtaten. Dhe kur punojnë 8 orë, të punojnë 8 orë. E jo në orën 9 vjen, në 8 fillon, në 9 vijnë, një orë e gjysmë kanë pushim dhe ndërkohë nuk di çfarë. 15 herë dalin për cigare. Ne jemi ndoshta kombi i vetëm që ende pi kafe për 1 orë e gjysmë. Si është e mundur, dhe atë gjatë orarit të punës. Menaxherët janë përgjegjës për produktivitetin dhe menaxherët janë përgjegjës për atë që bëhet gjatë ditës. Askush tjetër”, pohoi Darko Velkov, vrabotuvanje.com.
Thonë se nuk ka punëdhënës që nuk dëshiron t’i mbajë kuadrot cilësore.
Por gjendja në ekonomi është e vështirë.
“Ne kemi 28 ditë pushimi mendoj, nuk e di saktë. Kjo është katastrofë për ekonominë tonë. Kemi 20 ditë pushim vjetor dhe ndoshta edhe ndonjë sëmundje. Do të thotë që janë gati 2,5 muaj. Që do të thotë se afaristët duhet për 10 muaj, gjegjësisht 9,5 muaj, të bëjnë 13 paga. Në një ekonomi të vogël. Kjo është e pamundur”, tha Darko Velkov, vrabotuvanje.com.
Të dy theksuan se duhet të realizohet reforma e paralajmëruar në administratë. Sipas tyre, nëse qeveria ofron subvencione dhe trajnime, bizneset menjëherë do t’i merrnin 40.000 punëtorë.