Vrasja në Haraçinë, arrestohet njëri nga autorët

Pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Haraçinë të Shkupit ku si pasojë mbeti i vrarë S.A. 50-vjeçar ndërsa u plagos i biri i tij A.A. 19-vjeçar, nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë së është kapur njëri nga të dyshuarit për këtë rast, ndërsa tjetri është në arrati. Ndërkaq gjendja e të plagosurit […]

Nëntor 2, 2024 - 19:00
 0  6
Vrasja në Haraçinë, arrestohet njëri nga autorët

Pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Haraçinë të Shkupit ku si pasojë mbeti i vrarë S.A. 50-vjeçar ndërsa u plagos i biri i tij A.A. 19-vjeçar, nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë së është kapur njëri nga të dyshuarit për këtë rast, ndërsa tjetri është në arrati. Ndërkaq gjendja e të plagosurit A.A. 19 vjeçar, i cili është sjellë në spitalin e urgjencës Nënë Tereza në Shkup, mbrëmë rreth orës 19:00, sipas mjekeve është stabile por vazhdon të mbetet në repartin për mbikëqyrje intensive.

“Mbrëmë në orët e vonshme pranuam një djalosh 19-vjeçar me lëndime nga armë zjarri, një hyrje-dalje, predhë e kalibrit të vogël, supozoj. Lëndimet janë kryesisht në pjesën e djathtë të kraharorit. Brenda natës bëmë intervenim kirurgjik me ç ‘rast është mënjanuar një pjesë e mushkërisë së djathtë të dëmtuar. Pacienti është sjellë në gjendje shoku dhe pas intervenimit është stabilizuar dhe në këtë moment ende gjendet në repartin e kujdesit intensive ndërsa sipas të gjitha parametrave është në gjendje stabile dhe besoj që brenda ditës do të transferohet në repartin e klinikës sonë”, tha Nexhadi Jakupi – Kirurg kujdestar.

Sipas njoftimit të MPB-së, babai që ndërroi jetë dhe biri i tij që mbeti i plagosur, janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën e tipit “Audi”.

“Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën “Audi”. Njëri nga personat që kanë marrë pjesë në të shtënat gjatë natës është ndaluar nga policët e SPB Shkupi dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Publike sot do të parashtrohet kallëzim penal dhe do të paraqitet në gjykatë. Për personin e dytë është lëshuar urdhër-arrest dhe po merren masa për gjetjen e tij”, theksoi Goce Andreevski – Zëdhënës i MPB-së.
Motivet e vrasjes dhe plagosjes së mbrëmshme në Haraçinë mbeten të paqarta por jozyrtiatisht bëhet fjalë për borxhe të pa paguara ndaj njëri-tjetrit. Incidentika ndodhur në mes të fshatit Haraçinë, në afërsi të shtëpisë së tani më të ndjerit./Alsat.mk