RMV, në shtator, tre persona u sëmurën me HIV dhe dy me SIDA
Tre raste të konfirmuara me HIV dhe dy me SIDA janë raportuar muajin e kaluar, të gjithë të gjinisë mashkullore, të grupmoshës 20 deri në 49 vjeç, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në buletinin e ri për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive. Sipas të dhënave ekzistuese të rasteve të raportuara, numri i personave të […]
Tre raste të konfirmuara me HIV dhe dy me SIDA janë raportuar muajin e kaluar, të gjithë të gjinisë mashkullore, të grupmoshës 20 deri në 49 vjeç, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në buletinin e ri për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive. Sipas të dhënave ekzistuese të rasteve të raportuara, numri i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Maqedoninë e Veriut për periudhën 1987-2024 është 680, transmeton Portalb.mk.
Prej tyre kanë vdekur 131 persona, ndërsa me HIV/AIDS 545 persona.
Siç thuhet në buletin, në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme me gjak (pa HIV/AIDS) janë regjistruar 13 persona të sapoinfektuar. Janë raportuar 11 raste të hepatitit B viral, si dhe nga një rast me infeksione sifilizi dhe klamidia.
Dy sëmundjet e para më të zakonshme infektive (enterokoliti dhe lija e deleve) përbëjnë 76,4 përqind të numrit të përgjithshëm të pacientëve dhe 77,2 përqind të dhjetë sëmundjeve akute infektive më të shpeshta të raportuara në shtator 2024. Në shtator, sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar ishte enterokoliti me gjithsej 436 persona të regjistruar.
Në muajin shtator, Instituti i Shëndetit Publik ka pranuar dy raporte për epidemi ushqimore, të dyja të raportuara nga Qendra për Shëndet Publik.
“Më 13 shtator, QShP ka raportuar për epidemi të infeksionit ushqimor në territorin e qytetit të Shkupit. Epidemia u raportua me 18 të sëmurë, njëri prej të cilëve i shtruar në spital, të gjithë konsumuan ushqime të përgatitura në të njëjtin institucion. QShP Shkup, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor, kanë kryer kontroll sanitar-higjienik dhe epidemiologjik të objektit ku është përgatitur ushqimi. Materialet për analiza mikrobiologjike janë marrë nga mostrat e ushqimit dhe tamponët nga sipërfaqet e punës, ndërsa punonjësit i janë referuar ekzaminimit të jashtëzakonshëm sanitar”, thuhet në buletinin e ISHP-së.
Dy vdekje nga një sëmundje akute infektive janë raportuar, një nga meningjiti bakterial dhe i dyti nga encefaliti.