”VV në muajin e fundit sipas sondazhit ishte 36%”
Gazetari Valon Syla në një postim së fundi flet për tri sondazhe të kryera gjatë këtij viti, ku sipas tij, për gjashtë muaj vërehet trend i rënies së Lëvizjes Vetëvendosje për 10 për qind. Syla në Facebook ka shkruar se sipas një sondazhi në muajt prill/maj, VV-ja doli me përkrahje 46 për qind. Sipas tij
Gazetari Valon Syla në një postim së fundi flet për tri sondazhe të kryera gjatë këtij viti, ku sipas tij, për gjashtë muaj vërehet trend i rënies së Lëvizjes Vetëvendosje për 10 për qind.
Syla në Facebook ka shkruar se sipas një sondazhi në muajt prill/maj, VV-ja doli me përkrahje 46 për qind.
Sipas tij, në muajin gusht/shtator kjo përkrahje ra në 38 për qind, dhe më pas në tetor, në 36 për qind.
Statusi i plotë:
“Në një sondazh të kryer me disponim për muajt prill/maj 2024; VV ishte 46%
Një tjetër sondazh i një partie politike opozitare i matur për muajin gusht/shtator, VV ishte 38%.
Ndërsa në sondazhin e fundit me disponim të muajit tetor, nga një parti tjetër; VV është në 36%.
Trendi i rënies së VV’s për brenda 6 muajve është 10%.” – ka shkruar ai.
Tutje ai thotë:
“Por opinioni ende nuk ka fjetur mirë për skandalin e Dejona Mihalit, rritjen dëshpruese të pensioneve dhe rrogave me vendim të jashtëligjshëm dhe heshtjen në temën e Veriut e cila tash e 2 javë nuk përmendet nga folësit e VV e as Albin Kurti, si pasoj e presioneve ndërkombëtare të sigurisë dhe diplomacisë”.
Sipas Sylës, burimet për këto të dhëna vijnë nga VV, PDK dhe LDK.