Rama: Për ne shqiptarët, Amerika është Amerikë, kushdo që të është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur në Budapest për zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-së për herë të dytë. Rama ka thënë se për Shqiptarët, SHBA-ja është SHBA dhe se s’bën dallim se kush drejton Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Express. Rama ka thënë se shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë dhe

Nëntor 7, 2024 - 14:00
 0  5
Rama: Për ne shqiptarët, Amerika është Amerikë, kushdo që të është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim
rama:-per-ne-shqiptaret,-amerika-eshte-amerike,-kushdo-qe-te-eshte-ne-shtepi-te-bardhe-s’ben-dallim

rama:-per-ne-shqiptaret,-amerika-eshte-amerike,-kushdo-qe-te-eshte-ne-shtepi-te-bardhe-s’ben-dallim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur në Budapest për zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-së për herë të dytë. Rama ka thënë se për Shqiptarët, SHBA-ja është SHBA dhe se s’bën dallim se kush drejton Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Express.

Rama ka thënë se shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë dhe se “Për Shqipërinë s’do të thotë asgjë në sensin që s’ndryshon asgjë. Kushdo që është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim meqë SHBA është SHBA. Ne s’jemi të ndikuar nga emocionet, për shkak se për ne është e njëjtë”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar ka deklaruar se kur Trump kishte ardhur për herë president i SHBA, të gjithë ishin frikësuar, megjithatë thotë se gjatë asaj periudhe, NATO ishte bërë edhe më e fortë. Rama ka deklaurar se ardhja e Trump s’duhet të shihet si diçka negative, përkundrazi duhet të shihet si një mundësi mbase për t’i bërë gjërat edhe më mirë