Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu po vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar edhe pas mbarimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Ajo tashmë është e hapur dhe publikon thuajse çdo gjë në platformat, ku ndiqet nga mijëra njerëz. E së fundmi, finalistja e BBVK 3 ka publikuar disa mesazhe, ku merr kërcënime nga […]

Mars 4, 2025 - 14:00
 0  4
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu po vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar edhe pas mbarimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo tashmë është e hapur dhe publikon thuajse çdo gjë në platformat, ku ndiqet nga mijëra njerëz.

E së fundmi, finalistja e BBVK 3 ka publikuar disa mesazhe, ku merr kërcënime nga një vajzë – edhe pse më shumë duket profil false.

Foto: Screenshot/Instagram

“O femër më të degjeneruar mjerë ajo familje që të ka e ku nuk po të shoh në ndonjë vend”, thotë mesazhi duke kaluar në ofendime.

“Ajo nënë që të ka lënë e ka parë që ia ka vlejtur me të lënë. Femër e ligë, e poshtër”, theksoi mes të tjerash.

Modelja e njohur tani ka filluar me punë të re, në rolin e opinionistes, në një program në Shqipëri.

Ajo po komentohet akoma për raportin me Gjestin dhe kohën e tyre në Big Brother.