Xhensila Myrtezaj: Kam duruar për hir të fëmijëve
Mbrëmjen e djeshme, (e shtunë), këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka bërë një sërë postimesh në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave prezantonte albumin e saj më të ri që së shpejti do të vijë në treg. Mirëpo ajo që ra më shumë në sy në “përshkrimin” e albumit të saj ishin pikërisht këto fjalë: “Ky […]
Mbrëmjen e djeshme, (e shtunë), këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka bërë një sërë postimesh në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave prezantonte albumin e saj më të ri që së shpejti do të vijë në treg.
Mirëpo ajo që ra më shumë në sy në “përshkrimin” e albumit të saj ishin pikërisht këto fjalë:
“Ky album është për të gjitha gratë, vajzat dhe mbi të gjitha nënat, që për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, për hir të fëmijëve kanë mohuar dhe veten! Për hir të fëmijëve kanë qeshur, ndërkohë që brenda shpirti ka qarë! Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë! Për ato gra që sakrifikuan deri në fund, ndoshta dhe jetën e tyre… “- tha ajo.
Rikujtojmë që pak kohë më parë, romanca e saj me aktorin e humorit Bes Kallaku mori fund! Ishte një prej ndarjeve më të komentuara në rrjet.