Xhuli Nura: Nuk e kam menduar që pas Big Brother do të marrë kaq shumë dashuri nga njerëzit
Xhuli Nura i është rikthyer eksperiencës së saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova. Ajo thotë se para se të hynte ishte përgatitur për këtë format dhe kishte analizuar çdo banor që ka hyrë. “Unë e kam thënë edhe kur kam hyrë. Kam shikuar Big Brother, në Angli në Finlandë kanë qenë […]
Xhuli Nura i është rikthyer eksperiencës së saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo thotë se para se të hynte ishte përgatitur për këtë format dhe kishte analizuar çdo banor që ka hyrë.
“Unë e kam thënë edhe kur kam hyrë. Kam shikuar Big Brother, në Angli në Finlandë kanë qenë shumë trend. Po flas para 10 viteve. Para se të hyja i kam analizuar të gjitha, banorët. I kam shkruar të gjitha se çfarë do të bëj”, u shpreh ajo.
Tutje, modelja nga Drenica shtoi: “Unë vazhdova por pas një muaji ndryshoi situata. Mendoja se do ta kisha Stresin shok aty brenda”.
Xhuli e potencoi se pas mbarimit të spektaklit ka marrë shumë dashuri nga njerëzit, nga të gjitha trojet shqiptare.
“Se kam besuar për dashurinë që do ta merrja. Kaq shumë dashuri që kam marrë nga njerëzit. Mos të flas për diasporë”.
Fitues në këtë edicion vlen të ceket se u shpall Arkimed Lushaj – Stresi.