Zbulohet në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Ky është Liqeni Neuron, liqeni termal nëntokësor më i madh në botë. Ndodhet në Leskovik, në zonën e Vromonerit, brenda luginave të zonave kufitare me Greqinë. Ky zbulim është bërë së fundmi nga një grup shkencëtarësh çek, të cilët prej disa vitesh kanë eksploruar zonën. Duke gjurmuar burimet e avullit, nga burimet e nxehta nëntokësore, […]

Korrik 3, 2025 - 05:30
 0  8
Zbulohet në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Ky është Liqeni Neuron, liqeni termal nëntokësor më i madh në botë.

Ndodhet në Leskovik, në zonën e Vromonerit, brenda luginave të zonave kufitare me Greqinë. Ky zbulim është bërë së fundmi nga një grup shkencëtarësh çek, të cilët prej disa vitesh kanë eksploruar zonën.

Duke gjurmuar burimet e avullit, nga burimet e nxehta nëntokësore, ata zbuluan një humnerë të thellë rreth 100 m, në fund të së cilës zbuluan këtë liqen, i cili sot për sot është më i madhi në botë me gjatësi 138 m, gjerësi 42 m dhe perimetër 345m me afërsisht 8,335 m3 ujë termal.

 

“Ky liqen është furnizues i burimeve përreth” – shprehet Richard Bouda, speleolog dhe fotograf. Liqeni u quajt Neuron në nder të Fondacionit Neuron që mundësoi ekspeditën.