Zbulohet se si do të duket skena në Eurovision Song Contest 2025
Eurovision Song Contest 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës dhe profili zyrtar në Instagram zbuloi se si do të duket skena që do të kënaqë të gjithë shikuesit në maj të vitit të ardhshëm. “Eurovision2025 ka një skenë” dhe Florian Wieder ka dizenjuar për të tetën herë pjesën qendrore të Eurovisionit dhe është […]
Eurovision Song Contest 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës dhe profili zyrtar në Instagram zbuloi se si do të duket skena që do të kënaqë të gjithë shikuesit në maj të vitit të ardhshëm.
“Eurovision2025 ka një skenë” dhe Florian Wieder ka dizenjuar për të tetën herë pjesën qendrore të Eurovisionit dhe është monumentale”, kanë shkruar ata në faqen zyrtare në Instagram.
Adhuruesit e kësaj gare muzikore reaguan menjëherë në pjesën për komente.
“Uau, duket fantastike”, “Kjo është vërtet mbresëlënëse”, “Skena e mrekullueshme, mezi po pres”, “Spektakolare” – ishin vetëm disa nga komentet në Instagram.
Më herët, organizatorët njoftuan masa të reja për ngjarjen e vitit 2025 në Bazel “për të festuar komunitetin dhe për të mbrojtur mirëqenien”, e cila nuk do të përfshijë zona regjistrimi brenda zonave kryesore artistike, më shumë prova pas dyerve të mbyllura dhe prezantimin e një prodhuesi përfitimi “për të ofruar një mjedis të sigurt, respektues dhe mbështetës”.
Në një deklaratë tjetër theksuan: “EBU po prezanton një kod të ri sjelljeje dhe protokoll të detyrës së kujdesit për të siguruar role dhe përgjegjësi të qarta për të gjithë të përfshirët në ngjarje”.
“Pajtimi për të respektuar kodin e sjelljes do të jetë një kusht për akreditim”, thanë tutje organizatorët.