Sekuestrohen 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi në aeroportin e Shkupit

Shkup, 15 shtator – Janë sekuestruar 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi, vlera e të cilave vlerësohet në 700 mijë denarë. Rasti u zbulua nga doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar… The post Sekuestrohen 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi në aeroportin e Shkupit first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 15, 2025 - 13:00
 0
Sekuestrohen 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi në aeroportin e Shkupit

Shkup, 15 shtator – Janë sekuestruar 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi, vlera e të cilave vlerësohet në 700 mijë denarë. Rasti u zbulua nga doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i SHBA-së.

“Pasagjeri, megjithëse mbante me vete një sasi të madhe parash për qëllime koleksionimi, është drejtuar për në kanalin e gjelbër. Për shkak të dyshimeve, ai është përzgjedhur për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit në dy valixhet dhe çantat që mbante me vete u zbuluan kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi”, informoi sot Drejtoria doganore. 

Kundër pasagjerit është nisur procedura përkatëse para gjykatës kompetente. 

The post Sekuestrohen 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi në aeroportin e Shkupit first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.