Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti është përgjegjës për atë se për çfarë akuzohet Artan Grubi
Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për A2CNN ka komentuar ngjarjet e djeshme rreth seancës së Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve që e flasin mbi The post Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti është përgjegjës për atë se për çfarë akuzohet Artan Grubi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për A2CNN ka komentuar ngjarjet e djeshme rreth seancës së Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve që e flasin mbi 20 % e popullsisë e që nuk është gjuhë e njëjtë me maqedonishten. Ibrahimi ka komentuar edhe vendosjen në listën e zezë amerikane të Artan Grubit, si dhe nisjen e një hetimi nga ana e Prokurorisë për veprat e tij kriminale. Sipas Ibrahimit, në këtë pikë, nuk mund ti ndajmë Ali Ahmetin prej Artan Grubit, pasi që ky i fundit nuk ka bërë asnjë veprim politik pa lejen e zotit Ahmeti.
“ Zoti Ahmeti sot luante rolin e pilatit i cili i lante duart dhe thotë se unë nuk kam faj, por realisht ai është bashkëpjesëmarrës në gjithë atë për çfarë akuzohet zoti Grubi i cili në gjitha deklarimet e tij publike thoshte se unë nuk marr asnjë vendim politik pa lejen e zotit Ahmeti. Dhe nëqoftëse se SHBA-të e kanë vendosur zotin Artan Grubi në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë i bie që realisht i vënë në atë listë të zezë është edhe vet zoti Ahmeti. Se ai ka qenë bashkëpjesëmarrës i çdo veprimi politik që ka bërë Artan Grubi. Dhe sot zoti Ahmeti e luante rolin e pilatit i cili i lanë duart duke u shfajësuar se nuk jam unë fajtori për atë çfarë ka bërë Artan Grubi. Realisht nuk është adresa e vetme Artan Grubi, por adresa e saktë është Ali Ahmeti dhe ai është përgjegjës për atë për çfarë akuzohet edhe sot Artan Grubi”, deklaroi Ibrahimi.
Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti dëshiron destabilizimin e vendit, por dje e mori porosinë nga SHBA se nuk do të lejohet ta bëjë Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për A2CNN ka komentuar ngjarjet e djeshme rreth seancës së Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve që e flasin mbi 20 % e popullsisë e që nuk është gjuhë e njëjtë me maqedonishten.
Ibrahimi theksoi se Ali Ahmeti përmes mekanizmit të Gjykatës Kushtetuese dëshiron që të shkaktoj destabilizim të vendit. “ Unë nuk them se ka forca, unë them se Ali Ahmeti dhe partia e tij janë ato forca. Dmth nuk e lë këtë punë të përgjithësuar ose të pakonkretizuar. Është pikërisht zoti Ahmeti i cili po dëshiron të shkaktoj destabilizim dhe si mjet që ta shkaktoj këtë destabilizim ai është duke e përdorur mjetin e Gjykatës Kushtetuese ku ai ka ndikim. Dhe përmes tyre dëshiron që të shkaktoj destabilizim” , deklaroi Ibrahimi.
Ibrahimi theksoi se Ahmeti e mori porosinë nga SHBA-ja se nuk do të lejohet që ta destabilizoje vendin. “ Fatmirësisht ai dje e mori edhe porosinë nga SHBA-të se ato nuk lejojnë të shkaktohet destabilizim për shkak se personi i dytë pas zotit Ahmeti, ish zëvendës kryeministri i parë i qeverisjes së BDI-së u fut në listën e zezë për korrupsion dhe shpëtim të ish shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijalkov. Dhe unë gjykoj që edhe zoti Ahmeti e ka marr vesh se nuk duhet ti fryej zjarrit dhe nuk guxon edhe ai të bëjë këso akrobacione të cilat shkaktojnë destabilizim të vendit”, deklaroi Ibrahimi.
The post Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti është përgjegjës për atë se për çfarë akuzohet Artan Grubi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .