Zgjedhja e drejtorit të shkollës pa certifikatë, mbindërtim pa leje, mosdeklarim i pasurisë, keqpërdorim në konvikt, disa nga lëndët e Antikorrupsionit

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit sot në mbledhje vendosi të iniciojë procedurë para organit kompetent për dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare për drejtorin dhe u.d. drejtorin në një Konvikt. Sipas informatave të marra nga organet kompetente, mes të cilave edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dy personat nuk i kanë përmbushur kushtet për […]

Prill 22, 2026 - 22:00
Zgjedhja e drejtorit të shkollës pa certifikatë, mbindërtim pa leje, mosdeklarim i pasurisë, keqpërdorim në konvikt, disa nga lëndët e Antikorrupsionit

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit sot në mbledhje vendosi të iniciojë procedurë para organit kompetent për dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare për drejtorin dhe u.d. drejtorin në një Konvikt. Sipas informatave të marra nga organet kompetente, mes të cilave edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dy personat nuk i kanë përmbushur kushtet për punësim në Konvikt sepse nuk kanë qenë nga radhët e të punësuarve, në Konvikt ishon vendosur edhe nxënës të cilët nuk i kanë përmbushur kushtet për akomodim aty, si dhe nxënës të cilët kanë apsur transport të rregullt drejt shkollës ku kanë mësuar, ndërkaq njëkohësisht kanë marrë edhe kompensim për shpenzime të rrugës për vitet shkollore 2021/2022 deri më 2024/2025, raporton Portalb.mk.

Anëtari i KSHPK-së, Servet Demiri tha se dyshimet nga paraqitja po konfirmohen dhe propozoi që KSHPK të iniciojë procedurë para organit kompetent.

KSHPK mori paraqitje anonime për pesë persona, koordinues nacionalë të emëruar nga Qeveria se nuk e kanë paraqitur gjendjen pronësore dhe më pas për tre prej tyre ishte konstatuar se nuk e kanë bërë atë. Anëtarja e KSHPK-së, Sofia Spasova Medarska referoi se dy prej tyre kanë paraqitur gjendje pronësore, për dy persona është shqiptuar gjobë të cilën tashmë e kanë paguar, përderisa për personin e tretë është shqiptuar urdhër kundërvajtës.

Procedurë para organit kompetent KSHPK do të iniciojë edhe për rastin në të cilin një komunë, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme dhe me vetëdije e ka zvarritur procedurën gjatë paraqitjes për verandë të mbyllur të ndërtuar pa leje në një kafe bar. Anëtari i KSHPK-së, Besnik Xhemaili tha se është konstatuar mbindërtim pa leje i një shtëpie në të cilën ushtrohet veprimtari gastronomike.

Procedurë para organit kompetent KSHPK do të propozojë edhe për rastin e zgjedhjes së drejtorit të një shkolle fillore në një komunë i cili sipas Ligjit, nuk ka pasur certifikatë për gjuhën angleze.

Në mbledhjen e KSHPK-së u shqyrtuan dhe u vendosë edhe për disa lëndë lidhur me mosparaqitjen e gjendjes pronësore nga këshilltarë të mëparshëm dhe të tanishëm të komunave dhe me atë rast kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul tha se do të kumtohen emrat e të gjithë personave të cilët nuk kanë paguar gjoba dhe/ose nuk kanë paraqitur gjendje pronësore.