Zgjedhjet e 11 Majit, Gjekmarkaj:Po ikin të rinjtë, po mbyllen shtëpitë! Bashkë do të ringrihemi!
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh edhe drejtuesi politik në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Kthellës, Perlatit dhe Mirditës. Gjekmarkaj, para qytetarëve, prezantoi kandidatin për deputet Aleksandër Lala, nga koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Gjatë fjalës së nënkryetarit demokrat, ai u shpreh se programi i PD-së […]

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh edhe drejtuesi politik në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Kthellës, Perlatit dhe Mirditës.
Gjekmarkaj, para qytetarëve, prezantoi kandidatin për deputet Aleksandër Lala, nga koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Gjatë fjalës së nënkryetarit demokrat, ai u shpreh se programi i PD-së do ta ndryshojë këtë realitet dhe se do u garantojë shqiptarëve infrastrukturë, rroga dhe pensione të denja.
Postimi i plotë e Gjekmarkajt:
Kthella, Perlati, mbarë Mirdita do të ketë vëmendjen tonë! Ato kerkojnë Fitoren e PD
Të dashur vëllezër e motra,
Sot jam këtu, mes jush, për të prezantuar kandidatin për deputet Aleksandër Lala, jemi këtu për Fitoren! Prania juaj e shumtë është oguri më i mirë. Mirdita, një vend që dikur gumëzhinte nga jeta, po zbrazet frikshëm si shumë zona të tjera. Po ikin të rinjtë, po mbyllen shtëpitë, po shuhet një histori krenare sepse shteti ka harruar Kthellën dhe Mirditën! Por ne nuk do ta pranojmë këtë harresë!
Ne kemi të drejtë të jetojmë me dinjitet, të kemi rrugë të mira qe ju tanimë së keni, por ne do e ndertojmë, shkolla për fëmijët tanë dhe spitale që na shërbejnë. Kjo është toka jonë, jemi rritur këtu dhe duhet të luftojmë që ta mbajmë gjallë!
Unë nuk kam ardhur t’ju premtoj mrekulli, por ju jap një fjalë:
Zëri juaj nuk do të heshtë më! Bashkë do të ngrihemi, bashkë do ta ndryshojmë këtë realitet, programi i PD, e garanton këtë!
Pensione, rroga e infrastrukturë ! PD e mban fjalën, Sali Berisha e mban fjalën.
Ne dimë si nëpër histori të ringrihemi, si ju ne shekuj e keni berë për të mundur të keqen, në emër të kodeve e virtyteve tona!
Kthella nuk do të mbetet më në errësirë! Mirdita do të ringrihet! Zoti ju bekoftë