Zhduket shqipja nga Bllata: Premtimet e VLEN-it bien poshtë – tabela vetëm maqedonisht dhe anglisht

Një fotografi e publikuar nga publicisti i njohur Seladin Xhezairi ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut. Nga The post Zhduket shqipja nga Bllata: Premtimet e VLEN-it bien poshtë – tabela vetëm maqedonisht dhe anglisht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 25, 2026 - 10:00
Zhduket shqipja nga Bllata: Premtimet e VLEN-it bien poshtë – tabela vetëm maqedonisht dhe anglisht

Një fotografi e publikuar nga publicisti i njohur Seladin Xhezairi ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Nga pika kufitare Bllatë, në Dibër të Madhe, Xhezairi ka publikuar një imazh ku shihet qartë se tabela identifikuese është vetëm në maqedonisht dhe anglisht – ndërsa gjuha shqipe mungon plotësisht, ndryshe nga sa ishte vendosur para dy vitesh.

Postimi shoqërohet me melodinë “Tragical Irony”, duke nënvizuar ironinë e situatës, sidomos në kontekstin e premtimeve publike të bëra gjatë periudhës zgjedhore.

Jo më larg se 26 tetor 2025, në kulmin e fushatës për zgjedhjet lokale, përfaqësues të VLEN-it deklaronin se tabela në Bllatë ishte vendosur edhe në gjuhën shqipe, si korrigjim i një padrejtësie të mëhershme.

Madje, zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, kishte njoftuar publikisht se tabela në shqip ishte vendosur “me krenari dhe respekt”, duke e cilësuar këtë si një hap drejt barazisë gjuhësore dhe dinjitetit qytetar.

“Shqipja qëndron aty ku i takon… kjo është dëshmi e përkushtimit institucional”, kishte shkruar ai, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për propagandë, por për punë konkrete.

Por sot, pas përfundimit të zgjedhjeve, realiteti në terren duket krejt ndryshe. Tabela në pikën kufitare në Bllatë është rikthyer në formën e vjetër – pa gjuhën shqipe.

Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sinqeritetin e premtimeve të bëra gjatë fushatës dhe mbi qëndrueshmërinë e politikave për barazi gjuhësore në vend.

A ishte vendosja e shqipes vetëm një veprim elektoral? Dhe pse u hoq ajo menjëherë pas zgjedhjeve?

Çështja e Bllatës po shndërrohet në një simbol të debatit më të gjerë për respektimin e të drejtave gjuhësore dhe përgjegjësinë institucionale në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

The post Zhduket shqipja nga Bllata: Premtimet e VLEN-it bien poshtë – tabela vetëm maqedonisht dhe anglisht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .