Zhvillimet politike aktuale në vend e rajon, diskutohen mes Krasniqit dhe ambasadores izraelite
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Në njoftimin e lëshuar nga PDK thuhet se Krasniqi dhe Ziv kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për domosdoshmërinë e mbizotërimit të paqes në Lindjen e Mesme. “Kryetari Krasniqi e ka falënderuar


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Në njoftimin e lëshuar nga PDK thuhet se Krasniqi dhe Ziv kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për domosdoshmërinë e mbizotërimit të paqes në Lindjen e Mesme.
“Kryetari Krasniqi e ka falënderuar ambasadoren Ziv për vizitën dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror”, thuhet në njoftimin e PDK-së.