Zjarrfikësit: Flakët përfshinë të gjitha katet e ndërtesës në Tiranë, shtatë të lënduar
Drejtori i zjarrfikësve, Arben Cara, ka folur lidhur me zjarrin e madh që përfshiu një pallat në Tiranë, pasditen e sotme. Ai ka deklaruar se forcat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar masivisht për vënien nën kontroll të flakëve. Sipas tij, situata është aktualisht e stabilizuar, por puna vijon në terren për shuarjen


Drejtori i zjarrfikësve, Arben Cara, ka folur lidhur me zjarrin e madh që përfshiu një pallat në Tiranë, pasditen e sotme.
Ai ka deklaruar se forcat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar masivisht për vënien nën kontroll të flakëve. Sipas tij, situata është aktualisht e stabilizuar, por puna vijon në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe lokalizimin e vatrave brenda banesave.
Ai ka thënë se zjarri ka përfshirë të gjitha katet, nga i pari deri tek i fundit.
“Tirana është e angazhuar e gjitha me të gjitha kapacitetet e saj. Mbi 50 zjarrfikës janë nga Bashkia e Tiranës, kemi zjarrfikës nga Vora dhe Kamza, si dhe zjarrfikës të ushtrisë. Pasi kemi marrë nga salla e drejtorisë lajmin për zjarrin, unë kam komunikuar drejtpërdrejt me drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme”, ka thënë ai.
Ndryshe, si pasojë e këtij zjarri, shtatë persona janë lënduar, në mesin e tyre edhe tre zjarrfikës, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri që ka përfshirë këtë ndërtesë banimi në kryeqytetin shqiptar. /KlanKosova.tv
