Zjarri në Çair u shua pas më shumë se 30 orëve

Zjarri që ka rënë dje në orën 01:50 në një depo në bodrumin e një objekti banesor në Çair është shuar, transmeton Portalb.mk. “Për momentin zjarri është shuar plotësisht, por ende do të përcaktohet gjendja e pjesës së djegur të objektit dhe gjendja e banesave në ndërtesë”, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarri që […]

tetor 3, 2024 - 16:00
 0  6
Zjarri në Çair u shua pas më shumë se 30 orëve
Zjarri në Çair. Foto: Meta.mk

Zjarri që ka rënë dje në orën 01:50 në një depo në bodrumin e një objekti banesor në Çair është shuar, transmeton Portalb.mk.

“Për momentin zjarri është shuar plotësisht, por ende do të përcaktohet gjendja e pjesës së djegur të objektit dhe gjendja e banesave në ndërtesë”, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarri që ra dje në Çair bëri që mbi 30 persona të kërkojnë ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të tymit.

Ministria e Brendshme ka deklaruar se po merren masa për zbardhjen e rastit.