ZKM njofton për takimin e fundit të Kurtit, “sqarohen” edhe për Martin Berishajn: Është përgjegjës edhe për Bosnje

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin e Albin Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë, duke thënë se Kurti u mirëprit në ndërtesën e Këshillit të Ministrave nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić. Në takimet e Kurtit atje, u pa edhe Martin Berishaj, për të cilin ZKM’ja u ‘sqarua’ duke thënë se

dhjetor 7, 2024 - 08:00
 0  6
ZKM njofton për takimin e fundit të Kurtit, “sqarohen” edhe për Martin Berishajn: Është përgjegjës edhe për Bosnje
zkm-njofton-per-takimin-e-fundit-te-kurtit,-“sqarohen”-edhe-per-martin-berishajn:-eshte-pergjegjes-edhe-per-bosnje

zkm-njofton-per-takimin-e-fundit-te-kurtit,-“sqarohen”-edhe-per-martin-berishajn:-eshte-pergjegjes-edhe-per-bosnje

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin e Albin Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë, duke thënë se Kurti u mirëprit në ndërtesën e Këshillit të Ministrave nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić.

Në takimet e Kurtit atje, u pa edhe Martin Berishaj, për të cilin ZKM’ja u ‘sqarua’ duke thënë se është përgjegjës edhe për Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Në të gjitha takimet e sotme, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Kroaci, përgjegjës edhe për Bosnje dhe Hercegovinë, Martin Berisha dhe stafi i kryeministrit”’, thuhet në sqarimin e Zyrës së Kryeministrit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në dy udhëtimet e saj zyrtare në Kroaci, s’kishte pranuar që të shoqërohej nga ambasadori Berishaj, pas raportimeve dhe dyshimeve të ngritura se i njejti është i përfshirë në shpërlarje parash. Osmani kur ishte pyetur për këtë, kishte sugjeruar largimin e ambasadorit Berishaj.

“Unë dëshiroj që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë krye më vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheqë vet. Në takime të përbashkët që i kemi bërë, kryesisht Ministrisë së Jashtme”, kishte thënë Osmani më 8 shtator.

Raportet ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik, mundësitë e reja dhe mënyrat e rritjes së shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe arsimore në njërën anë dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në anën tjetër, ishin temat kyçe të takimit.

“Kryeministri e njoftoi Kryesuesin e Këshillit të Ministrave, se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Bonjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë në drejtim të Kosovës me letërnjoftime, siç është paraparë në marrëveshjen e nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai bëri thirrje që edhe Bosnja dhe Hercegovina ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më parë, në mënyrë që edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm me letërnjoftime në drejtim të këtij vendi të Ballkanit Perëndimor”.