Bunjaku: LDK do të del e para në zgjedhjet e shkurtit, PDK-ja e dyta, VV-ja e treta
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka thënë se ka pritshmëri që LDK-ja do të del si partia e parë në zgjedhjet e shkurtit. Sipas Bunjaku partia e dytë që do te del në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë PDK-ja, e VV-ja e treta. “Pritshmërinë e mia janë që Lidhja Demokratike
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka thënë se ka pritshmëri që LDK-ja do të del si partia e parë në zgjedhjet e shkurtit.
Sipas Bunjaku partia e dytë që do te del në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë PDK-ja, e VV-ja e treta.
“Pritshmërinë e mia janë që Lidhja Demokratike e Kosovës të del partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u bazuar në rritje dhe reagimin qytetar. E dyta do të del PDK-ja dhe e treta Lëvizja Vetëvendosje”. – ka thënë Bunjaku në Klan Kosova.
Bunjaku ndër të tjera ka thënë se qytetarët e kanë përqafuar liderin më të ri të partisë më të vjetër në vend, Lumir Abdixhikun,
“Unë po e shoh në terren çdo ditë, është përqafuar Lidhja Demokratike, është përqafuar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse në kohën kur ne jemi ndëshkuar nga qytetarët jemi akuzuar që e kemi partin e pleqve, se nuk ka të rinj aty, tani e kemi liderin më të ri – i partisë më të vjetër në vend”.