ZRrE-ja publikon raportet, përmend rritjen 15% të energjisë elektrike për konsumatorë
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU). Në këtë raport nxjerret si përfundim rritja mesatare e tarifave për konsumatorët me rreth 15%. “ZRrE-ja


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU).
Në këtë raport nxjerret si përfundim rritja mesatare e tarifave për konsumatorët me rreth 15%.
“ZRrE-ja e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative. Në këtë kuadër, ZRrE-ja fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në raportin konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre”, thuhet në njoftim