39 të rinj nga Tetova krijojnë dhomë senzore për fëmijët me nevoja të veçanta – Projekt humanitar me ndikim të madh social
39 të rinj nga Tetovë transformojnë jetën e fëmijëve me nevoja të veçata përmes një projekti humanitar Në një ndër projektet më të rëndësishme humanitare të këtij viti në Tetovë, 39 vullnetarë të rinj kanë bashkëpunuar për të krijuar një d...
39 të rinj nga Tetovë transformojnë jetën e fëmijëve me nevoja të veçata përmes një projekti humanitar
Në një ndër projektet më të rëndësishme humanitare të këtij viti në Tetovë, 39 vullnetarë të rinj kanë bashkëpunuar për të krijuar një dhomë senzore në shkollën "Liria", duke ofruar një ambient të përshtatshëm për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky projekt, i realizuar në kuadër të iniciativës tre-mujorë "Promovimi i Vlerave Humane" nga Kryqi i Kuq, nuk është vetëm një investim fizik, por edhe një kontribut jetik në përfshirjen sociale dhe mirëqenien e komunitetit.
Një nevojë e identifikuar, një zgjidhje konkrete
Sipas Zulejha Fidani, sociologe dhe mësimdhënëse e lëndës së Arsimit qytetar, projekti lindi nga një nevojë të qartë: krijimi i një hapësire të përshtatshme për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën "Liria".
“Si diseminatore shqiptare në Tetovë për Projektin e Vlerave Humane (PVH) dhe anëtare e Kryqit të Kuq, kam qenë gjithmonë e angazhuar për barazi dhe përfshirje sociale. Kjo projekt i dha mundësinë të transformojmë një ide në realitet, duke krijuar një ambient që nuk vetëm që ndihmon zhvillimin e fëmijëve, por edhe rrit ndjeshmërinë e komunitetit ndaj tyre”, shpjegoi Fidani për Portalb.mk.
Roli udhëheqës i mentorit dhe bashkëpunimi i suksesshëm
Si mentore e projektit, Fidani kishte një rol kyç në planifikimin, koordinimin dhe realizimin e dhomës senzore. Nga ndarja e detyrave mes nxënësve deri te sigurimi i materialeve, ajo u mundua të nxjerrë në pah vlera si solidariteti, empatia dhe përgjegjësia sociale.
“Gjatë gjithë procesit, kam qenë pranë tyre në çdo hap, duke u siguruar që secili vullnetar të kuptonte rëndësinë e kontributit të tij. Kjo projekt nuk ishte vetëm për fëmijët me nevoja të veçanta, por edhe për të rinjtë që mësojnë se si të bëhen qytetarë të mirë”, theksoi ajo.
Ndikimi i projektit: nga teoria në praktikë
Sipas Fidanit, rezultatet e projektit janë shumëfishe:
- Për nxënësit: Zhvillimi i aftësive sociale, empati dhe punë në grup, duke e parë në praktikë rëndësinë e ndihmës ndaj të tjerëve.
- Për komunitetin: Krijimi i një ambienti mbështetës për fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre.
- Për të ardhmen: Planifikimi i zgjerimit të aktiviteteve dhe krijimi i iniciativave të reja për përfshirjen sociale.
Përvoja e një vullnetare: nga planifikimi deri te realizimi
Elif Dava, një nga vullnetaret e projektit, ndan përvojën e saj:
“Projekti filloi me një hulumtim të gjerë në terren, ku identifikuam mungesat në hapësirën e shkollës. Pas kësaj, u ndajmë në pesë ekipe, secila me detyrën e saj. Grupi ynë, i fokusuar në qendra dhe institucione, krijoi projektin ‘Një ditë ndryshe për ta’, me qëllim të përmirësonim jetën e fëmijëve me nevoja të veçanta.”
Hapat konkrete drejt suksesit
Puna e tyre përfshiu:
- Pastrimin dhe renovimin e hapësirës (lyerja, pikturimi i muraleve, blerja e tepihëve prej gome).
- Organizimin e punëtorive me fëmijët për të bërë projektin një përvojë të gëzueshme.
- Bashkëpunimin me institucione dhe donatorë për mbështetje logjistike dhe financiare.
Rëndësia e bashkëpunimit institucional
Sipas Davës, koordinimi me institucione ishte kyç për suksesin e projektit:
“Falë orientimit të sektorit për veprimtari publike, arritëm të identifikonim hapësirën më të nevojshme për ndihmë. Donatorët gjithashtu luajtën një rol të pazëvendësueshëm, duke parë vlerën e projektit dhe duke e mbështetur atë materialisht.”
Një shembull i mirë për komunitetin
Ky projekt nuk është vetëm një sukses lokal, por edhe një model për iniciativa të tjera humanitare. Duke promovuar vlerat e ndarjes, solidaritetit dhe përfshirjes sociale, të rinjtë e Tetovës kanë dëshmuar se angazhimi i tyre mund të ndryshojë jetë.
Siç thekson Fidani, “Ne jemi vetëm në fillim. Planifikojmë të vazhdojmë me projekte të tilla, duke zgjeruar ndikimin tonë dhe duke forcuar lidhjet në komunitet.”
Ky projekt është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit, vullnetit dhe ndjeshmërisë sociale, duke treguar se edhe një hapësirë e vogël mund të bëhet një ndryshim i madh për ata që kanë më shumë nevojë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.