40 minuta po zgjasin daljet nga Dheu i Bardhë, gjysmë ore hyrjet
Kolona për hyrje e dalje përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë, po vazhdon tash e disa orë. Pritjet për të dalë nga aty po shkojnë në 40 minuta, e për të hyrë gjysmë ore. Në Jarinje hyrjet zgjasin 10-15 minuta, ndërsa në pikat tjera s’ka kolona, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

