Të premten në Shkup do të zhvillohet turne portokalli me biçikleta me rastin e Ditës Kombëtare të Holandës
Me rastin e Ditës Kombëtare të Holandës – Ditës së Mbretit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe lëvizja “Go Green” Shkup organizojnë turneun e dytë me biçikleta portokalli të premten, më 25 prill, me fillim nga ora 16:00 në pllajën përballë “East Gate Mall”, transmeton Portalb.mk. Në kuadër të Ditëve holandeze, të cilat zhvillohen nga […]


Me rastin e Ditës Kombëtare të Holandës – Ditës së Mbretit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe lëvizja “Go Green” Shkup organizojnë turneun e dytë me biçikleta portokalli të premten, më 25 prill, me fillim nga ora 16:00 në pllajën përballë “East Gate Mall”, transmeton Portalb.mk.
Në kuadër të Ditëve holandeze, të cilat zhvillohen nga e premtja deri të dielën në East Gate Mall, do të ketë garë edhe për biçikletën e dekoruar më mirë dhe një lojë kukafshehti, si dhe pazar holandez ku do të prezantohen disa kompani holandeze.