7 vjet nga shuarja e aktorit të famshëm kosovar, gruaja e përkujton me emocione

Shtatë vjet më parë u nda nga jeta papritmas aktori i njohur kosovar, Blerim Peci. Në përvjetorin e shtatë, bashkëshortja e tij Afërdita e ka kujtuar atë me emocione. “Prej shtatë vjetësh me lëndon, por nuk me frikëson vetmia. Nuk më frikëson sepse Beli im ëshëe këtu. Proteksionist e i përkushtuar për familjen siç ishte […]

dhjetor 9, 2024 - 16:00
 0  7
7 vjet nga shuarja e aktorit të famshëm kosovar, gruaja e përkujton me emocione

Shtatë vjet më parë u nda nga jeta papritmas aktori i njohur kosovar, Blerim Peci. Në përvjetorin e shtatë, bashkëshortja e tij Afërdita e ka kujtuar atë me emocione.

“Prej shtatë vjetësh me lëndon, por nuk me frikëson vetmia. Nuk më frikëson sepse Beli im ëshëe këtu. Proteksionist e i përkushtuar për familjen siç ishte në tokë, i tillë më shfaqet edhe nga qielli. Gardiani im dhe i femijëve.
Proteksionist i artit të mirëfilltë, i tillë edhe sot me shfaqet. Pararoja e fjalëve të denja dhe mesazhit në art. Vepra kolosale dhe e dimensioneve të ndryshme.

Jeta e tij ishte si një film. I metrazhit te shkurtër por film i perjetësise. Në nje rast unik, humani dhe artisi bashkëjetuan siç ndodh vetëm në letërsi. Të dytë ne proporcione perfekte. Te Beli nuk e di as sot ta dalloj a i dha me shumë humani artistit apo artisti humanit. Ndoshta te dytë njeri-tjetrit.

Vijo të na mbrosh Beli ynë për gjithë kohën sa kujtimi yt madhështor do të ketë ekzistencë.
Pergjithmonë Blerim Peci”, thuhet në postimin prekës të bashkëshortes.