75% e qytetarëve të anketuar duan të punojnë të dielën

“Ose të gjithë do të punojnë të dielën me mëditje të dyfishtë ose e diela do të jetë ditë jopune për të gjithë”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se ky është qëndrimi i tij personal. Ai konfirmoi se Qeveria po shqyrton ndryshime në zgjidhjen ligjore për ditën e diel jopune. Biznesi e ka […] The post 75% e qytetarëve të anketuar duan të punojnë të dielën appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 27, 2024 - 04:01
 0  6
75% e qytetarëve të anketuar duan të punojnë të dielën

“Ose të gjithë do të punojnë të dielën me mëditje të dyfishtë ose e diela do të jetë ditë jopune për të gjithë”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se ky është qëndrimi i tij personal.

Ai konfirmoi se Qeveria po shqyrton ndryshime në zgjidhjen ligjore për ditën e diel jopune.

Biznesi e ka kërkuar prej kohësh ndërsa disa ministra të qeverisë së fundmi kanë paralajmëruar ndryshimin e zgjidhjes ligjore, andaj tema është hapur edhe në pyetjet e sotme deputetësh.

Kryeministri iu referua sondazheve të tyre për të matur opinionin publik, të cilat i bëjnë tre herë në muaj. Ai tha se sondazhet tregojnë se 75% e qytetarëve të anketuar janë për të punuar të dielën nëse paguhen dyfish.

Edhe ministrja e Financave, në emisionin Biznes21, tha se mendimi i saj personal është që ato kompani që duan të punojnë duhet të punojnë të dielave, me mëditje më të larta. Megjithatë, nëse do të ketë ndërhyrje ligjore për ditën e diel jopune dhe cilat do të jenë ato, do të dihet pas seancës së Këshillit socio-ekonomik, ku do të diskutohet me përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëtorëve.

The post 75% e qytetarëve të anketuar duan të punojnë të dielën appeared first on InfoShqip.com.