8 ditë paraburgim për kirurgun nga Manastiri i dyshuar për ryshfet
Me kërkesë të Prokurorisë Publike i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh për kirurgun M. S. (64), i punësuar dhe në pozitë udhëheqëse në ISHP Spitali Klinik- Manastir, transmeton Portalb.mk. Siç dihet M.S. është arrestuar për pranim të ryshfetit prej 150 euro në Spitalin klinik Manastir, rast ky i regjistruar nga SPB Manastir […]
Me kërkesë të Prokurorisë Publike i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh për kirurgun M. S. (64), i punësuar dhe në pozitë udhëheqëse në ISHP Spitali Klinik- Manastir, transmeton Portalb.mk.
Siç dihet M.S. është arrestuar për pranim të ryshfetit prej 150 euro në Spitalin klinik Manastir, rast ky i regjistruar nga SPB Manastir më 28 janar në ambientet e spitalit në Manastir.
Sipas Prokurorisë, dyshimi ka lindur nga fakti se i dyshuari si person i cili kryente punë me interes publik, mjek-kirurg në Repartin e Kirurgjisë në ISHP Spitalin klinik “Dr.Trifun Panovski” në Manastir, ka kryer intervenim dhe më pas në mënyrë indirekte përmes një dëshmitari ka kërkuar nga djali i pacientit që t’i japë 150 euro për ta shpërblyer për punën e bërë. Pas pranimit të parave është bërë kontroll dhe zyrtarët e autorizuar nga SPB Manastir kanë gjetur dhe marrë paratë.
Ndërkohë sot, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari lidhur me rastin pranoi se në shëndetësi ekziston korrupsion dhe inkurajoi qytetarët që të paraqesin raste të tilla nëse kanë prova.