Stoilkoviq e largoi njoftimin ku Kosovën e quante “Kosova dhe Metohija”, nuk ka sqarim zyrtar pse nuk është përmirësuar

Zëvendëskryeministri me prejardhje serbe, njëherazi edhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në RMV, Ivan Stoilkoviq, e ka tërhequr kumtesën ku Republikës së Kosovës i drejtohej me qasjen serbe, si “Kosova dhe Metohija”, e cila është në kundërshtim me Shkupin zyrtar, që e njeh pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008, shkruan Portalb.mk. Zëvendëskryeministri Stoilkoviq fillimisht […]

Jan 30, 2025 - 15:00
 0  4
Stoilkoviq e largoi njoftimin ku Kosovën e quante “Kosova dhe Metohija”, nuk ka sqarim zyrtar pse nuk është përmirësuar
Ivan Stoilkoviq, Ministër i Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në RMV/ Foto nga fejsbuku i tij

Zëvendëskryeministri me prejardhje serbe, njëherazi edhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në RMV, Ivan Stoilkoviq, e ka tërhequr kumtesën ku Republikës së Kosovës i drejtohej me qasjen serbe, si “Kosova dhe Metohija”, e cila është në kundërshtim me Shkupin zyrtar, që e njeh pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008, shkruan Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Stoilkoviq fillimisht ishte zotuar se do të përmirësojë komunikimin zyrtar në raport me Kosovën, edhe pse personalisht për të mbetet termi “Kosova dhe Metohija”.

Megjithatë, siç vërehet nga dita e djeshme, nga gjurmët në ueb-faqen zyrtare të ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive shohim se kumtesa nuk është edituar, por është larguar e tëra, konkretisht nuk ka qasje në linkun ku figuronte ky njoftim.

Foto: Printscreen nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Foto: Printscreen nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Nga zyra e zëvendëskryeministrit për redaksinë e Portalb.mk nuk kanë sqaruar asgjë për këtë veprim, pavarësisht se i kemi kontaktuar disa herë.

Kujtojmë se në një komunikatë lidhur me ngjarjen e kampit sportiv “Serbia po ju thërret” në Beograd ku morën pjesë rreth 50 fëmijë nga RMV-ja, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Republika e Kosovës prezantohej me emrin me të cilin i qaset shteti i Serbisë, “Kosova dhe Metohija”.

Printscreen nga ueb-faqja e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut
Printscreen nga ueb-faqja e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut

Ky veprim i Stoilkoviqit hapi debat dhe pati reagime të shumta në opinion, nga analistët, partitë politike shqiptare në RMV, nga Republika e Kosovës reagoi vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e përcollën vetëm verbalisht indinjatën përmes Ambasadës në Shkup dhe u kanë dërguar Notë autoriteteve në Maqedoninë e Veriut. Ambasada e Kosovës në Shkup dhe Qeveria e Kosovës nuk reaguan për këtë veprim, pavarësisht se Portalb.mk tentoi të merr qëndrimin e tyre..