A ka folur me Mickoskin për ndryshimet kushtetuese? Mexhiti: Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, shkruan TV21. Mexhiti thotë se këto do të jenë tema që do t’i diskutojnë gjatë përpilimit të programit qeverisës. Qëndrimi juaj për ndryshimet kushtetuese, dhe a keni biseduar tashmë me Mickoskin […] The post A ka folur me Mickoskin për ndryshimet kushtetuese? Mexhiti: Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë appeared first on InfoShqip.com.

Prill 30, 2024 - 15:00
 0  5
A ka folur me Mickoskin për ndryshimet kushtetuese? Mexhiti: Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, shkruan TV21.

Mexhiti thotë se këto do të jenë tema që do t’i diskutojnë gjatë përpilimit të programit qeverisës.

Qëndrimi juaj për ndryshimet kushtetuese, dhe a keni biseduar tashmë me Mickoskin rreth miratimit të ndryshimeve kushtetuese, sepse e shohim që ai thotë se nuk pranon kërcënime për ndryshimet kushtetuese?

“Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë, të një qeverie e cila do të jetë e orientuar drejt integrimeve europiane, do të jemi faktor që do të kontribuojë në këtë drejtim, me që tash jemi të fokusuar në kontakte me votuesin, këto do të jenë tema kur do të ulemi dhe të bisedojmë programin e qeverisë”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

The post A ka folur me Mickoskin për ndryshimet kushtetuese? Mexhiti: Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë appeared first on InfoShqip.com.