Bashota i PDK-së: Darka u paragjykua, Krasniqi shkoj për të kërkuar datën e zgjedhjeve

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota, deklaron për FrontOnline se mesazhi për zgjedhje, është dhënë nga darka e realizuar mes kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe kryeministrit Albin Kurti dhe se kreu i PDK-së në takim i ka kërkuar datën e zgjedhjeve, kryeministrit Kurti. ‘’Darka që është bërë aty ka qenë mesazhi dhe merreni […]

maj 17, 2024 - 10:00
 0  13
Bashota i PDK-së: Darka u paragjykua, Krasniqi shkoj për të kërkuar datën e zgjedhjeve
bashota-i-pdk-se:-darka-u-paragjykua,-krasniqi-shkoj-per-te-kerkuar-daten-e-zgjedhjeve

bashota-i-pdk-se:-darka-u-paragjykua,-krasniqi-shkoj-per-te-kerkuar-daten-e-zgjedhjeve

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota, deklaron për FrontOnline se mesazhi për zgjedhje, është dhënë nga darka e realizuar mes kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe kryeministrit Albin Kurti dhe se kreu i PDK-së në takim i ka kërkuar datën e zgjedhjeve, kryeministrit Kurti.

‘’Darka që është bërë aty ka qenë mesazhi dhe merreni mesazhin siç thuhet dhe jo siç paragjykohet.  Kryetari Krasniqi në takim ka shkuar me kërku datën e zgjedhjeve’’, deklaron Bashota.

Ai thotë se janë dy arsye për të shkuar sa më pare në zgjedhje.

‘’Janë dy motive që opozita duhet me kërkua zgjedhje: e para që është opozitë dhe e dyta se kemi qeverisje kaq të keqe që ka degraduar të arriturat 20 vjeçare dhe vendi duhet shkuar në zgjedhje që qytetarit me ia ofrua alternativën me të mirë dhe alternativa më e mirë është e jona, pra kandidati ynë Bedi Hamza që është një ekspert i ekonomisë’’, shprehet ai.

Bashota thotë se në këtë rast kryeministri Albin Kurti e ka shumicën e votave dhe pa pasur shumicë, nuk mund të shkohet në zgjedhje.

 ‘’Albin Kurti duke pasur shumicën e votave në Kuvend, pa një marrëveshje nuk mundet me shkuar në zgjedhje, ai e ka shumicën’’ thotë Bashota/FrontOnline/