Debate në komisionin e “TIMS”, Salianji refuzon kërkesën e Ballës: E shpallim ministrin në kërkim, punonjësit e gardës ta gjejnë

Mbledhja e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, është përfshirë nga debati ditën e sotme. Kreu i këtij komisioni Ervin Salianji refuzoi kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ai u shpreh se dëshmia e ministrit të Brendshëm dhe dokumentet që […]

maj 15, 2024 - 22:00
 0  18
Debate në komisionin e “TIMS”, Salianji refuzon kërkesën e Ballës: E shpallim ministrin në kërkim, punonjësit e gardës ta gjejnë

Mbledhja e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, është përfshirë nga debati ditën e sotme.

Kreu i këtij komisioni Ervin Salianji refuzoi kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ai u shpreh se dëshmia e ministrit të Brendshëm dhe dokumentet që i referohen atij nuk përbëjnë  sekrete shtetërore.

“Mbledhjet e komisionit si rregull janë të hapura, përjashton publikun kur kanë të bëjnë fakte me jetën personale të dëshmitarëve, kur rrezikohet jeta, shëndeti  dhe liria e dëshmitarëve, kur bëhen referenca për një sekret tregtar të klasifikuar dhe të dhëna që duhen mbajtur sekret për interes të shtetit. Nuk jemi në kushtet ku komisioni do të shqyrtojë ndonjë dokument të klasifikuar sekrete shtetëror, dokumente që i referohet ministri i Brendshëm që janë dokumentacione të përcjella dhe nuk ka asgjë që përbën  sekrete shtetëror”.

Gjithashtu Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tij që dëshmia  e tij të merret me dyer të mbyllura.

“Shpallim në kërkim Ballën, punonjësit e gardës ta gjejnë se ku është fshehur. Duhet të vijë. Pasi të vijë Balla dhe të marrë fjalën atëherë do flasim. Ejani këtu dhe të flasim. Nuk bëhet kjo me sufler dhe me njerëz që bëjnë si të shqetësuar. Kur të vijë ministri dhe ta parashtrojë kërkesën atëherë e vendosim”.

Pas debateve në komision dhe refuzimit të kërkesës së tyre, deputetën socialistë braktisën mbledhjen e Komisionit ‘TIMS’.