A ka pasur keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë? Flet ministri Cvetan Tripunovski!
Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, publikoi dy rastet e para, nga gjithsej 5 rastet e keqpërdorimit të parave të shtetit, të cilat kanë ndodhur gjatë kohës kur me ministrinë e The post A ka pasur keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë? Flet ministri Cvetan Tripunovski! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, publikoi dy rastet e para, nga gjithsej 5 rastet e keqpërdorimit të parave të shtetit, të cilat kanë ndodhur gjatë kohës kur me ministrinë e bujqësisë e udhëhiqte Ljupço Nikollovski nga LSDM. Tripunovski tha se gjatë kësaj periudhe, persona të caktuar juridikë, edhe pas mosrespektimit të marrëveshjeve, kanë vazhduar të jenë shfrytëzues të parave të shtetit në formë subvencionesh.
Ministri Tripunovski thotë se bëhet fjalë për dy subjekte juridike që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 765 mijë euro. Ministri tha se aktualisht po punohet në 5 raste, por vetëm për dy rastet që u publikuan sot, janë siguruar dëshmi të forta. Tripunovski ftoi institucionet kompetente të punojnë në zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.
The post A ka pasur keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë? Flet ministri Cvetan Tripunovski! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .