Mexhiti thotë se në Maqedoninë e Veriut ka një fillim të ri!
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, ku me ftesë të Këshillit Atlantik po merr pjesë The post Mexhiti thotë se në Maqedoninë e Veriut ka një fillim të ri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, ku me ftesë të Këshillit Atlantik po merr pjesë në takimin e 9-të të ministrave kushtuar Evropës Qendrore dhe Lindore në Konferencën për Sigurinë Energjetike, në një intervistë ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri. Ai më tej ka shtuar se ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës.
“Bëhet fjalë për një koalicion të ri, i cili përbëhet nga katër subjekte politike të vetëm një viti më parë, që në thelb është gjë revolucionare në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Na duhet pak kohë për t’u harmonizuar, për të njohur njëri-tjetrin dhe për të funksionuar nën ombrellën e VLEN-it. Por, ndryshimi nga më parë është se ofrohet kuadër i ri, pa hipoteka, pa bagazh politik. Dhe mendoj se Maqedonia ka një fillim të ri. Ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Fokusi ynë është te decentralizimi. Mendoj se e gjithë kjo do të japë dinamikë të re dhe do ta rikthejë shpresën tek të rinjtë që të mos e shohin si alternativë të vetme largimin nga vendi”, ka thënë Mexhiti në intervistën për Zërin e Amerikës.
The post Mexhiti thotë se në Maqedoninë e Veriut ka një fillim të ri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .