A po shtohen rastet kriminale në Maqedininë e Veriut?
Një dramë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në parkun në Gjorçe Petrov. Një nënë raportoi tentativë për rrëmbimin e fëmijës së saj nga një grua e cila ishte ulur The post A po shtohen rastet kriminale në Maqedininë e Veriut? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një dramë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në parkun në Gjorçe Petrov. Një nënë raportoi tentativë për rrëmbimin e fëmijës së saj nga një grua e cila ishte ulur në një nga stolat e parkut.
Sipas informacioneve të marrë nga dëshmitarët okularë, gruaja fillimisht e ka thirrur fëmijën dhe i ka dhënë diçka për të ngrënë, më pas e ka marrë për dore dhe e ka nxjerrë jashtë parkut.
Kur e ëma e vuri re se çfarë po bënte, filloi të bërtiste që të ndalonte dhe për shkak të dyshimit se po tentonte t’i rrëmbejë fëmijën e saj, filloi të bërtasë edhe “policia, policia”. Gruaja ndaloi dhe i tha të mos bërtiste. Rasti është raportuar edhe në polici, dhe gruaja që ka marrë fëmijën ka treguar se qëllimi i saj ishte ta çonte atë tek fëmijët e saj derisa të gjente prindin – edhe pse nëna ishte pranë fëmijës gjatë gjithë kohës.
“Përderisa ishte me dy fëmijët e saj, MM (46) nga Shkupi, e cila ishte me fëmijën e saj, ka telefonuar njërin nga fëmijët e AB. të ulej me fëmijën e saj dhe t’u jepte diçka për të ngrënë. Më pas M.M. me fëmijën e A,B. doli në treg, pas së cilës A.B. ajo vrapoi pas tyre dhe mori fëmijën. Me M.M. në SP Gjorçe Petrov është bërë intervistë zyrtare dhe ka treguar se dëshiron ta marrë fëmijën tek fëmijët e saj derisa ta gjejë prindin”, kanë thënë për “Shkup1” nga MPB.
Postimi i plotë në facebook:
Paralajmërim për të gjithë prindërit!!!
Dje në parkun në Gjorçe Petrov prindërit e mi ishin me vajzën time teksa luanin me të ndërkohë një e moshuar së bashku me një vajzë 13-14 vjeçare tentuan të kidnaponin një 3-vjeçare, fëmijë i cili ishte gjithashtu në shesh lojërash. Fatmirësisht gruaja që ishte me fëmijën në një sekondë nisi të bërtiste dhe u hodh nga stoli pas gruas që i mbante për dore dhe tentoi të ikte me vajzën 3-vjeçare. Gruaja filloi të justifikohej me një gjuhë të dobët maqedonase (me theks shqip) se fëmija vetëm e kapi për dore dhe iku menjëherë së bashku me vajzën adoleshente që ishte me të. Menjëherë është lajmëruar policia dhe është në kërkim të gruas.
Sytë hapur 10 me fëmijët tuaj, me gjithë Shkupin ka një grup të organizuar që po vjedhin fëmijët në pikë të ditës.
Gazetarja nga Shkupi kërcënohet nga një profil i rrejshem, policia nis hetimet
Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se më 3 nëntor në ora 01:30 në Stacionin Policor Karposh, 34-vjeçarja nga Shkupi, e cila ishte e punësuar si gazetare hulumtuese, ka raportuar se ka marrë kërcënime nga një profili i rremë në rrjetin social.
“Sot (03.11.) në ora 01:30 në Stacionin Policor Karposh, M.S.(34) nga Shkupi, e punësuar si gazetare-hulumtuese, ka raportuar se ka marrë kërcënime nga një profil i rremë në rrjetin social. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë MPB.
Shkup, përplaset për vdekje një 78 vejçare, shoferi ik nga vendi i ngjarjes
Një çift nga Shkupi kanë goditur me makinë një 78 vjeçare në fshatin Marino, janë larguar menjëherë nga vendi I ngjarjes dhe kanë gënjyer për ta fshehur fajin.
Si pasojë e lëndimeve të marra 78 vjeçarja V.N nga fshati Marino ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30. Autoritetet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, kanë kontrolluar pamjet e kamerave të objekteve përreth dhe morën në pyetje dëshmitarët okularë dhe pronarët e automjetit. Fillimisht, pronarja e automjetit, J.S. nga Shkupi, pretendoi se makina i ishte dhënë një personi të panjohur pa një marrëveshje shit-blerjeje, por pamjet nga sistemi “Safe City” zbuluan se deklarata e saj ishte e rreme, dhe se automjetin e drejtonte bashkëshorti i saj, I.S. (46).
Gruaja me inicialet J.S. u ndalua menjëherë në stacionin policor Gazi Babë dhe pranoi se ishte bashkëshorti i saj që drejtonte makinën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse.
Ndërron jetë në vend të punës një 28 vjeçar nga Tetova
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Shkup, ku një i ri ka nga Tetova L.Sh.(28) ka humbur jetën gjatë punës në një objekt ndërtimi.
Detajet e incidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti fatal.
Pritet informacione te detajuara nga policia.
The post A po shtohen rastet kriminale në Maqedininë e Veriut? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .