Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën. Ai ka thënë se Albin Kurti është në panik për vota para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Abazi ka komentuar ngritjen e shtatores në Podujevë së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, […]

shtator 10, 2024 - 02:00
 0  7
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota
abazi:-kurti-me-gjate-flet-per-ivanovoqin-se-per-rugoven,-eshte-ne-panik-per-vota

abazi:-kurti-me-gjate-flet-per-ivanovoqin-se-per-rugoven,-eshte-ne-panik-per-vota

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën.

Ai ka thënë se Albin Kurti është në panik për vota para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abazi ka komentuar ngritjen e shtatores në Podujevë së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku në ceremoni mori pjesë edhe Kurti.

Por, Abazi tha se e brendshmja e Kurtit nuk e lejon atë ta vlerësojë Rugovën, duke thëksuar se më gjatë flet për Oliver Ivanoviqin.

“Nuk mundet me përdor Rugovën, e përdor Bulliqin. Ju e shihni nuk e lejon me rreh durartrokitje, as me qenë pjesë e zbritjes së mbulesës, e as fjalimit aty. Më gjatë Kurti flet për Oliver Ivanoviqin në video-incizim, edhe me shkrim duke e glorifiku rolin e tij, sesa për presidentin e parë të Kosovës”.

“Jemi në fushatë, ku urdhra e Ibrit, loja me Halil Kastratin, është kompensim i humbjes gjatë rrugës 4 vjeçare të njerëzve që e kanë sjellur në pushtet Kurtin”, ka thënë Abazi në T7.