Hamiti: Në Evropë kam parë njëfarë paragjykimi ndaj Trumpit

Ish ambasadori Muhamet Hamiti tha ka pritur fitoren e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se këtë herë shtetet evropiane janë më të përgatitura për njerëzit me të cilt do të punojë Trump. “Unë me sa i përcjell zhvillimet në Evropë dhe ShBA, kam parë një trend në Evropë

Nëntor 7, 2024 - 08:00
 0  8
Hamiti: Në Evropë kam parë njëfarë paragjykimi ndaj Trumpit
hamiti:-ne-evrope-kam-pare-njefare-paragjykimi-ndaj-trumpit

hamiti:-ne-evrope-kam-pare-njefare-paragjykimi-ndaj-trumpit

Ish ambasadori Muhamet Hamiti tha ka pritur fitoren e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se këtë herë shtetet evropiane janë më të përgatitura për njerëzit me të cilt do të punojë Trump.

“Unë me sa i përcjell zhvillimet në Evropë dhe ShBA, kam parë një trend në Evropë që në njëfarë mënyrë ka paragjykuar dhe madje po ta përcillje mediat në Evropë do të krijohej përshtypja se as që do të bëhet fjalë që fiton Trump, kësaj here është i pafalshëm. Kur ka fituar herën e parë Trump ia kanë huqur plot vende evropiane sepse kanë pasur përfaqësi të veta diplomatike në SHBA dhe ata nuk ia kishin dalë që të krijonin raporte me ekipin e Trumpit i cili pastaj erdhi në pushtet. Tash kemi një administratë të dytë Trump dhe jam i sigurt që të gjitha vendet janë më të përgatitura, kanë njohje më të mëdha për njerëzit me të cilët do të punojë Trumpi. Uroj të jetë kështu edhe për Kosovën, ndonëse nuk jam i sigurt”, tha Hamiti në T7.